Sulejman Starova: Edicioni, i dështuar. Kundër Francës për dinjitet”

/* */
(Gazeta Telegraf) -- Sulejman Starova (55 vjeç) pëlqen gjithmonë të jetë i drejtpërdrejtë në gjykimet dhe analizat e tij. Ish-trajneri kampion i Partizanit (1992-1993, titulli i fundit i të kuqve) dhe i Tiranës (2004-2005, trofeu i 22-të i bardhebluve) deklaroi se fushata e Kombëtares në eliminatoret e Kampionatit Europian 2012 është e dështuar. “Kuzhe e ka mbyllur misionin e tij me Shqipërinë. Nuk ka se çfarë të japë më. Këtë e di dhe ai vetë”, - tha për gazetën “Telegraf”, ish-sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit. “Kushdo që të vijë në drejtim të përfaqësueses do ta ketë vështirë të ketë sukses, nëse do të ketë një strategji të qartë”, - theksoi Starova, i cili aktualisht luan rolin e drejtorit teknik te ekipi i Teutës. Starova ka dalë kampion si lojtar me Partizanin sezonit 1978-1979 dhe 1980-1981 (trajner Bejkush Birçe). Gjatë karrierës së tij si trajner, Starova ka drejtuar Partizanin, Tiranën, Teutën dhe Besën.
Sulejman Starova, Shqipëria do të luajë në Paris kundër një France, e cila i ka të domosdoshme tri pikët kundër Kombëtares sonë, nisur edhe nga rivaliteti me Bosnjën, më të cilën e ndan vetëm një pikë. Çfarë mund të presim?
Nga pikëpamja sportive është një nga ndeshjet më të vështira tonat. Ajo që me të cilën unë do të isha i kënaqur, do të ishte një prezantim me dinjitet. Pasi ka dhe humbje të tilla. Dihet se kush hyn te dinjiteti: rezultati. Pasi mund të humbasësh edhe ngushtë edhe me një lojë të mirë, ashtu si e kundërta. Do të ishte ideale të arrinim ndonjë barazim, pavarësisht se ky mund të jetë një mision i vështirë përballë një ekipi prepotent si Franca.
Kombëtarja ka të paktën shtatë mungesa titullarësh përballë Francës, duke filluar nga kapiteni Altin Lala e deri te sulmuesi Erion Bogdani. Trajnerit Kuzhe i duhet të hedhë në fushë një formacion me lojtarë që për herë të parë luajnë bashkë. Sa na rrezikon kjo?
Natyrisht, duhet edhe të tregojmë dhe vlerat e futbollit shqiptar. Megjithatë, do të më pëlqente një mbyllje e mirë, pasi djemtë që do të luajnë në Paris do të përfaqësojnë mbi të gjitha futbollin shqiptar, cilësinë e tij. Gjithsesi, edicionin e konsideroj të dështuar.
Përse e thoni këtë?
Këtë e kanë të qartë të gjithë. Jo vetëm ne njerëzit e sportit, por dhe sportdashësi më i zakonshëm. Tema e Kombëtares sonë nuk mund të trajtohet në një apo disa intervista, në një apo disa debate. Është shumë e gjatë dhe e thellë. Do një diskutim të gjerë. E ripërsëris. Edicioni është i dështuar. Trajneri (Josip Kuzhe) duhet të largohet. E mbylli shume keq fushatën. Kjo është e kuptueshme. Ndoshta dhe Kuzhe e ka marrë tashmë vendimin e tij.
Sipas trajnerit Starova, një tekniku kampion, cilat do ishin disa nga rekomandimet?
Së pari, duhet të qartësohet strategjia që duhet të ndjekë Federata ndaj ekipit Kombëtar. Kjo duket qartë edhe gjatë ndeshjeve miqësore, ku nuk po aktivizojmë lojtarë të rinj, që të marrin përvojën e nevojshme ndërkombëtarë. Gjë të cilën e vuajmë më pas në ndeshjet zyrtare. Trajneri që do të vijë do ta ketë më të vështirë se sa ky aktual, pasi do t’i duhet ta nisë nga e para dhe të ideojë një grup me emra të rinjsh, ndaj të cilëve do të ushtrohet presion edhe për marrje rezultati.
Starova, duke parë se në dhjetë vitet e fundit, Shqipëria është drejtuar nga trajnerë të huaj, si italiani Dosena, gjermani Brigel, kroati Bariç, holandezi Han dhe ky aktual, kroati Kuzhe, a mos ndoshta ka ardhur momenti, që Shqipëria t’i rikthehet argumentit të trajnerit vendas, ku për të huaj janë shpenzuar 1.2 milionë euro?
Këto do ta konsideroja një temë tjetër. Nuk mund të bëjë dallime. Çështja nuk mund të shtrohet drejtpërdrejt, nëse është më i mirë një trajner vendas për Kombëtaren apo një i huaj. Pasi mund të vetëofrohet edhe Marçelo Lipi, a mos duhet ta refuzojmë një trajner kampion bote me Italinë (2006) dhe të thuash që nuk e dua atë. Për momentin nuk ka dallime, të paktën në nivel pozicionesh në fund të edicioneve. Problemi është i qartë. Mungon strategjia.
Problemi qëndron të krahasimi, se çfarë kanë dhënë trajnerët shqiptarë të elitës me atë të huaj, që kanë ardhur këtu.
Trajnerët e huaj shumë pak e njohin futbollin vendas. A ndikon kjo?
Te ne mund të vijë një trajner i huaj, e të qëndrojë me kohë të plotë, apo “full time”, por sa e ndjek ai futbollin vendas. E them me bindje, se Kuzhe nuk e ka njohur futbollin tonë. Ky është një faktor thelbësor, pavarësisht se një pjesë e mirë e lojtarëve të Kombëtares luajnë jashtë.
Humbja me Luksemburgun, skuadrën më modeste të grupit tonë, sa e ka prishur imazhin e futbollit tonë në Europë?
Luksemburgu i vuri vulën një sezoni të dështuar. Nuk mund të ketë koment tjetër për këtë. Dështoi aktiviteti. U renditëm të parafundit, por që është baraz me vendin e fundit, kur mendon se kemi lënë pas vetëm Luksemburgun. U harxhuan shuma të mëdha, por ne nuk ia dolëm.
Starova, përse gjithmonë e nisim mirë dhe i përfundojmë keq eliminatoret. Ku konsiston problemi i Kombëtares sonë?
Në konsideratën time, një fillim i mirë më shumë është mediatik. Një edicion, ashtu si një kampionat ka fillim dhe mbarim. Analiza bëhet në fund, se çfarë u arrit. Fundi, për fatin e keq tonin është dështim.
Kur Bosnjë-Hercegovina luajti në Tiranë, në vitin 1998, në ndeshjen e parë të saj ndërkombëtare, ne e mëshiruam atë, ndërkohë që tani pas 13 vjetësh, e shohim si një pretendente për të arritur në finalet e Europianit. Si do ta argumentonit?
E keqja jonë më e madhe, është fakti se ne trumbetojmë një rezultat spontan të arritur në ndeshje miqësore, i bëjmë megajehonë një barazimi duke i kaluar caqet, kur në fakt, u bënë vite që nuk i bëhet një analizë reale dhe e përgjegjshme rezultateve, arritjeve dhe mosarritjeve të Kombëtares.
Gjithmonë, thuhet se bëhen analiza...
Faktikisht nuk janë bërë, vetëm janë nxjerrë konstatime. Debate mund të jenë bërë nga gazetë, apo televizon, por jo në institucionin përgjegjës. Nuk diskohet asnjëherë pas ndeshjes, ka vetëm elozhe kur arrijmë ndonjë rezultat të mirë dhe heshtje, kur ai është i keq. Për fat të keq, analiza nuk bëjmë. Kritikat nuk janë të tilla.
8 pikë
Shqipëria ka grumbulluar vetëm 8 pikë nga 30 të mundshme gjatë dhjetë ndeshjeve të para. Bilanci i kuqezinjve në këtë edicion është: 2 fitore (me Luksemburgun dhe Bjellorusinë), 2 barazime dhe 4 humbje.
22 ndeshje
Trajneri Josip Kuzhe ka zhvilluar 22 ndeshje në drejtimin e Kombëtares shqiptare. Nga këto, 11 janë zyrtare dhe 11 janë miqësore. Bilanci i kroatit është 8 fitore, 6 barazime dhe 8 humbje.
2 fitore
Në 11 ndeshjet zyrtare të zhvilluara me Shqipërinë, 3 për Botërorin e Afrikës së Jugut 2010 dhe 8 për Euro 2012-n, Kuzhe ka fituar vetëm dy takime: 1-0 kundër Luksemburgut dhe 1-0 kundër Bjellorusisë.
6 gola
Shqipëria ka shënuar në dhjetë ndeshjet e deritanishme 6 gola, duke pësuar 10 të tillë. Nga dy gola kanë realizuar Erjon Bogdani dhe Hamdi Salihi. Nga një gol kanë shënuar Klodian Duro dhe Gjergji Muzaka.