E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulka: Si eshte ulur varferia ne Shqiperi

"Ulja e varferise dhe rritja e nivelit te jeteses per cdo shtetas, vecanerisht per shtresat e varfra dhe ne nevoje, ka qene dhe mbetet nje nga objektivat kryesore te Qeverise". Deklaraten e ka bere zv.ministri i Punes, Kastriot Sulka, i cili ka publikuar shifra me te fundit ne lidhje me uljen e nivelit te varferise. Sipas tij, tashme jo vetem jane miratuar dhe po implementohen politika mbeshtetese per zbutjen e varferise, por keto politika po japin rezultate te prekshme. "Politikat e hartuara dhe zbatuara nga qeveria kane rritur mbeshtetjen per shtresat ne nevoje, per kategorite e pensionisteve, per familjet qe trajtohen me NE, personat qe trajtohen me pagese paaftesie, per pagat e uleta, etj.", tha Sulka. Sipas tij, qeveria po zbaton nje politike te qarte per reformimin e sistemit te pagesave dhe sherbimeve shoqerore, jo vetem per grupet ne nevoje, por per te gjithe popullsine. "Edhe pse opozita, ne menyre abuzive, deklaron se varferia ne vend eshte rritur, shifrat tregojne per tjeter realitet", tha zv.ministri. Sa i perket mbeshtetjes me ndihme ekonomike te familjeve qe jetojne nen vijen e varferise eshte e rendesishme te theksojme se reformimi i sistemit te mbrojtjes sociale ka ndikuar drejtpersedrejti ne reduktimin e varferise, fale edhe nje identifikimi me te sakte te familjeve dhe individeve ne nevoje. Gjate vitit 2008, sipas tij, trajtohen me NE rreth 93 mije familje, nga 120 mije ne 2005, qe tregon se niveli i varferise eshte ulur me 22.5 per qind.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›