E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli siguron aparaturat kunder kancerit

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ne pervijim te fushates se saj per kujdes shendetesor ndaj nenes dhe femijes, ne bashkepunim me Presidencen e Rajonit te Puglias, do te beje te mundur dergimin e aparaturave diagnostikuese te kancerit te gjirit dhe te qafes se mitres ne qytete te ndryshme te Shqiperise, sic edhe ka premtuar gjate takimeve te saj ne kuadrin e turit "Grate per Grate" per kete, ajo eshte takuar dje me drejtuesin e programit Interreg 3, drejtor i pergjithshem i Presidences se Rajonit te Puglias, Leonardo Volpicella dhe drejtues te larte te Ministrise se Shendetesise. Biseda u fokusua ne masat dhe hapat e ndermarre nga Program i qeverise italiane Interreg 3 ne bashkepunim me qeverine shqiptare per diagnostikimin e tumorit te gjirit dhe mitres tek grate. Drejtori i programit Leonardo Volpicella vleresoi si thelbesor ne rezultatet e ketij programi, mbeshtetjen dhe angazhimin e Kryetares se Kuvendit ne fushaten e ndergjegjesimit te rrezikut te tumoreve tek grate, ne shoqerine shqiptare. Kryetarja Topalli, pasi vleresoi dhe falenderoi mbeshtetjen e pales italiane ne procesin e diagnostikimit te tumoreve te gjirit dhe mitres tek grate, u shpreh se do te vazhdoje me perkushtim, fushaten e sensibilizimit te grave ne cdo qytet te vendit. "Une do te punoj me te gjithe forcat dhe vullnetin tim si grua, nene dhe politikane, qe aparaturat e mamografise dhe diagnostikimit te tumorit te qafes se mitres, te vendosen dhe ato ne qytete, te cilat nuk i kane", tha Topalli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›