Bujqesori, ja kuotat part-time
Rektorati i Universitetit Bujqesor te Tiranes i ka propozuar Ministrise se Arsimit qe te miratoje nga 50 kuota per cdo dege te fakulteteve ne kete institucion te arsimit te larte. Rektori Fatos Harizaj ka bere me dije per gazeten "Koha Jone" se propozimet i ka derguar ne MASH qe te premten dhe se ne thelb te ketij propozimi ishte qe cdo dege ne universitet te kishte ne dispozicion nga 50 kuota per kandidatet qe duan te studiojne me kohe te pjesshme. Sa u perket kritereve, sipas rektorit Harizaj, njeri prej tyre, dhe me kryesori, do te jete nota mesatare e 4 viteve te shkolles se mesme per deget ku fluksi i kerkesave eshte i madh. "Ne deget ku nuk do te kete shume kerkesa (me pak se 50 te tilla), atehere do te hyjne te gjithe konkurrentet", thote Harizaj.
Kuotat
Propozimi i rektorit te Universitetit Bujqesor ne Tirane, Fatos Harizaj thote se ka propozuar nga 50 kuota per cdo dege te 4 fakulteteve. Ne fakt, universiteti Bujqesor ka 5 fakultete ne organiken e tij, porse perjashtohet nga sistemi part-time Mjekesia Veterinare, duke qene se behet fjale per mjekesi te mirefillte, dijet per te cilen nuk mund te merren kurrsesi me kohe te pjesshme. Ndersa fakultetet e tjera ku do te kete studime me kohe te pjesshme jane: Fakulteti i Bujqesise, Fakulteti i Ekonomise dhe Agrobiznesi, Fakulteti i Shkencave Pyjore dhe ai i Bioteknologjise dhe Ushqimit. Keshtu ne te gjitha deget qe perfshijne ato si per shembull Finance, Agrobiznes, Ekonomi Politike, apo Bujqesi, do te kete nga 50 kuota. Gjithcka do te jete keshtu nese propozimin e rektorit te Universitetit Bujqesor te Tiranes e miraton edhe Ministria e Arsimit dhe Shkences. Sa u perket kritereve, rektorit i UBT shprehet se per kete vendos MASH, megjithate do te veprohet sipas nje logjike te thjeshte. Ne deget ku kerkesa eshte shume e madhe, atehere kriter pritet qe te jete nota mesatare e shkolles se mesme te kandidateve. Ne te kundert, ne rastet kur kerkesat jane me te pakta se oferta, pra, se propozimet e universitetit, atehere do te futen qe te gjithe. Megjithate, rektori Harizaj shprehet se fjalen e fundit e thone institucionet me te larta shteterore, te cilat ne baze te ligjit gezojne te drejten e vendimmarrjes.
UT
Ndersa duket se Universiteti i Tiranes nuk i ka edhe aq ne vije punet sa Bujqesori. Pak dite me pare, dekane te fakulteteve te UT-se pohuan se, nuk jane aspak gati per te filluar vitin akademik me 10 nentor per studentet e part-time. Sipas tyre, Ministria e Arsimit dhe e Shkences nuk ka derguar ne fakultete as numrin e kuotave te pranimit, as tarifat e shkollimit, e per me teper as kriteret ne baze te se cilave do te pranohet kjo kategori studentesh. Me shume problem edhe per dy te dhenat e para, pasi kriteret dihen tradicionalisht dhe me se shumti i kane vendosur vete fakultetet. Dhjetera kandidate te mundshem paraqiten cdo dite ne zyrat e fakulteteve per te mesuar dicka me teper ne lidhje me datat e regjistrimeve si dhe dokumentacionin qe duhet te paraqesin. Megjithate, ata perballen me pergjigje negative nga punonjesit e fakulteteve, te cilet praktikisht as vete nuk e kane idene se c'do te behet me kete kategori. Dekani Shezai Rrokaj, tha pak dite me pare se Ministria e Arsimit nuk u ka sjelle fakulteteve, ende asnje vendim qe lidhet me numrin e studenteve qe do te pranohen, apo edhe me tarifat e shkollimit qe do te aplikohen per kete kategori. Kesisoj, universitetet rrezikojne te perballen me vonesa te pafundme ne procesin e pranimeve. Ata ende nuk e dine se kur do te regjistrohen, duke iu trembur keshtu kalimit te afateve. Megjithate, Rrokaj sqaron se ata nuk kane pse te tremben, sepse nje proces i tille duket se eshte ende larg per kete vit akademik.