Sulm i armatosur ne Mitrovice plagoset polici

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar pasi dy persona ende të
paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj dy mjeteve zyrtare
mëngjesin e së premtes, në rrugën kryesore që çon për në Zubin Potok.
Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka njoftuar përmes një komunikate se “një numër personash të armatosur janë shfaqur në rrugën mes Zupçes dhe Zubin Potokut të premten në mëngjes, duke hapur zjarr kundër dy automjeteve”.
“Një pjesëtar i policisë së Kosovës është lënduar. Personat përgjegjës duhet të sillen para drejtësisë sa më shpejt. U bëj thirrje të gjithë atyre që mund të kenë informacion në lidhje me këtë incident që të kontaktojnë policinë,” citohet të ketë thënë zoti Marnjak.
Edhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka dënuar incidentin, duke e cilësuar si akt dhune.
“Jetë njerëzish janë vënë në rrezik. Kjo tregon dhe përforcon nevojën për më shumë sundim ligji në këtë pjesë të Kosovës”, citohet të ketë thënë zoti Zhbogar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i tha Radios Evropa e Lirë se një nga veturat ishte e Policisë së Kosovës, kurse tjetra e misionit evropian për sundimin e ligjit.