E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm i qellimshem ne Kosove nga ekstremiste serbe


Nje sulm i qellimshem ka ndodhur diten e sotme ne qender te Mitrovices nga ekstremiste serbe. Tri automjete jane djegur ne qender te Mitrovices nder to nje Peugeot 407 pronar i se ciles eshte Ilija Budriq nga Shterpca punetor i PTK-se. Dy automjetet e tjera te cilat jane djegur kane qene prane automjetit qe eshte vene ne shenjester .

Kjo ngjarje ka ndodhur ne rrugen Vllade Cetkovic dhe sipas zedhenesit te policise ne Motrovice Besim Hoti tre automjetet jane ne pronesi te pronareve serbe dhe se zjarri ka qene i qellimshem. Ndonese demet materiale kane qene te konsiderueshme nuk behet fjale per viktima ne njerez.

Sipas burime te policise qellimi i ketij sulmi eshte frikesimi i qytetareve serbe te cilet punojne neper institucione te ndryshme te Kosoves.
Me gjithe shtimin e masave te sigurise nga KFOR-it EULEX-it dhe Policise se Kosoves situata ne veri te Kosoves mbetet e brishte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›