Sulm i ri vetëvrasës në Siri

Një makinë bombë ka shpërthyer në qytetin lindor të Deir al-Zorit, duke ka vrarë nëntë persona dhe i ka plagosur 100 të tjerë, raporton agjencia siriane e lajmeve SANA.
Reuters, duke cituar mediat siriane, thotë se shpërthimet janë kryer nga një sulmues vetëvrasës dhe se në mesin e të vrarëve ka edhe roje të sigurisë, që gjendeshin në një objekt ushtarak, afër një kompleksi banesash.
Vala e sulmeve ka rritur frikën se militantët e lidhur me Al Qaidën mund të jenë infiltruar nga Iraku dhe janë përfshirë në lëvizjen kryengritëse të Sirisë.