E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet dergimi ne hapesire i kapsules SpaceX

Jane pezulluar perkohesisht planet per dergimin ne Stacionin Nderkombetar Orbital te kapsules se pare private ne udhetime hapesinore SpaceX.

Planet per dergimin e kapsules nga Kepi Kanaveral i Florides u anuluan sot me synimin qe dergimi i saj te behet te marten e ardhshme.

Kapsula eshte e mbushur me furnizime per Stacionin Nderkombetar. Presidentja e kompanise SpaceX tha se drejtuesit vendosen te pezullojne nisjen e kapsules pasi nje kompiuter zbuloi presion te larte ne nje nga motoret.

Shkaku i problemit nuk dihet ende. Shkeputja e kapsules nga toka kerkon operimin e 9 motoreve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›