E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, 9 të vdekur nga shpërthimi i një makine bombë

9 persona kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një makine bombë në qytetin lindor të Deir al-Zorit, raporton agjencia e lajmeve SANA.

Reuters, duke cituar mediat siriane, thotë se shpërthimet janë kryer nga një sulmues vetëvrasës dhe se në mesin e të vrarëve ka edhe roje të sigurisë, që gjendeshin në një objekt ushtarak, afër një kompleksi banesash.

Vala e sulmeve ka rritur frikën se militantët e lidhur me Al Kaidën, mund të jenë infiltruar nga Iraku dhe janë përfshirë në lëvizjen kryengritëse të Sirisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›