Sulm kamikaz në Kabul, 2 të vdekur dhe 4 të plagosur

Ministria e brendshme e Afganistanit deklaroi se sulmi vetëvrasës në kryeqytetin Kabul ka lënë të vdekur të paktën dy pjesëtarë të sigurisë dhe katër të plagosur.
Zëdhënësi Zemeri Bashari tha se sulmuesi vetëvrasës po ngiste një motoçikletë kur e hodhi veten në erë afër një minibusi me forcat afgane të sigurisë.
Ndërkohë që nuk u dhanë detaje të tjera.
Pavarësisht dhuna në Afganistan mbetet e lartë, sulmet në Kabul janë relativisht të rralla, sidomos pasi një “unazë e çeliktë” u ngrit rreth qytetit para zgjedhjeve parlamentare të shtatorit.