E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita kritikon zgjedhjet lokale ne Rusi

Partia në pushtet “Rusia e bashkuar” e Vladimir Putin rezulton në krye të zgjedhjeve lokale në Rusi. Gjithsesi, opozita akuzon se zgjedhjet janë karakterizuar nga shkelje të shumta, përfshirë votimet e shumëfishta dhe mbushjen e kutive të votimeve.

Rezultatet paraprake të ditës së diel për 77 bashkësi komunale në 83 rajone të Rusisë kanë treguar fitoren e partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar” të presidentit Vladimir Putin. Ashtu sikurse dhe në zgjedhjet parlamentare të muajit dhjetor dhe ato presidenciale të muajit mars, aktivistët e opozitës i kanë akuzuar autoritetet për një fushatë të organizuar, me qëllim të vënies së votave në favor të kandidatëve të përkrahur nga qeveria.

Grupi vëzhgues i zgjedhjeve, Golos, raporton se me qindra shkelje kanë ndodhur gjatë votimeve të djeshme.
Kryeministri Dmitry Medvedev i ka hedhur poshtë akuzat për shkelje, duke thënë se ai e di se nuk ka parregullësi serioze.
Ai ka thënë se zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të ndershme dhe nuk ka patur parregullsi gjatë procesit të votimeve dhe në zgjedhje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›