E Martë, 3 Nëntor 2026

Sulm me armë në një shkollë fillore në Finlandë, vritet një nxënës, plagosen 2 të tjerë

Të shtëna me armë janë regjistruar në një shkollë fillore në qytetin Vanda të Finlandës. Si pasojë e sulmit, një nxënës i moshës 13-vjeç ka humbur jetën, ndërsa 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur.  

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, po ashtu 13-vjeçar, ndërsa bëhet me dije se shkolla fillore frekuentohej nga 800 nxënës të moshës 7-15 vjeç.

“Një incident me të shtëna është raportuar në një shkollë në Vantaa në Finlandë. Një numër i panjohur njerëzish janë plagosur nga të shtënat në shkollën afër Helsinkit”, tha policia finlandeze në një deklaratë.

Më herët policia u kishte kërkuar kalimtarëve që të mos i afroheshin zonës dhe banorëve të qëndronin në shtëpi dhe të mos hapnin derën për të panjohurit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›