Tiranë, 30-vjecari tentoi të hidhej nga ura, policia e ndalon
TIRANE- Një 30-vjecar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ura pranë rrugës së Elbasanit në Tiranë. Ngjarja u regjistrua në orët e mbrëmjes, ndërsa u arrit të parandalohej në kohë nga forcat e komisariatit nr. 1 në kryeqytet.
Mësohet se 30-vjecari vuante nga probleme mendore, ndërsa ende nuk dihen shkaqet të cilat e shtynë atë drejt një veprimi të tillë. Forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(m.a/News24/BalkanWeb)