Sulm me bomba në Bagdad, të paktën 10 të vdekur

Një seri bombash kanë shpërthyer sot në zonat kryesisht shiite të Bagdadit, duke lënë të vdekur të paktën dhjetë persona, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Sulmi më i rëndë ishte në lagjen Sadar, ku një bombë e vendosur në një motoçikletë të parkuar, la të vrarë të paktën gjashtë persona.
Sulmet vijnë në një kohë kur ngecja e vazhdueshme politike midis fraksioneve sunite dhe shiite ka ngjallur frikë për tensione sektare, pas largimit të trupave amerikane nga Iraku muajin e kaluar.