Sekretari i jashtëm britanik Hejg viziton Birmaninë

Sekretari i jashtëm britanik, Uilliam Hejg nisi sot një vizitë në Birmani, dukë shënuar vizitën e parë në më shumë se pesë dekada të një sekretari të jashtëm britanik në këtë vend.
Hejg pritet të takohet në kryeqytet e të bisedojë me presidentin Tein Sein dhe gjithashtu ka planifikuar një takim në Jangon me lideren e opozitës dhe fituesen e çmimit Nobel për paqe, Aung San Su Ki.
Ndryshimet e fundit në Birmani kanë rritur shpresat e komunitetit ndërkombëtar për reforma të mëtejshme në vend.
Hejg është zyrtari i fundit që po e viziton Birmaninë, pas vizitës së para një muaji të sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton.