E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sulm me bombë në afganistan, goditet tempulli i fundit i komuniteti Sikh në Kabul

Të paktën dy persona si dhe agresorë të paidentifikuar kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi ndaj një tempulli të vogël të komunitetit Sikh në afganistan. 

Tempulli i cili ndodhej në kryeqytetin Kabul u sulmua me bombë mëngjesin e kësaj të shtune në një kohë që Brenda në objekt ndodheshin rreth 30 persona. Një zëdhënës i talibanëve tha për agjecinë e lajemve reuters se agresorët kishin tentuar të mësynin me një makinë të ngarkuar me eksplozivë në mjediset e objektit por e kishin shpërthyer atë para se të arrinin shënjestrën. 

Tempulli në fjalë është i fundit i komunitetit Sikh që kishte mbetur në kryeqytetin afgan. Udhëheqësit e këtij komuniteti bënë të ditur së fundmi se nga 100 mijë sikh që jetonin në afganistan në vitet 1970, tashmë atje kanë mbetur vetëm 140.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›