E Martë, 3 Nëntor 2026

Sulm me dron në kolegjin ushtarak të Sirisë, të paktën 80 të vrarë dhe qindra të plagosur

Dronët e ngarkuar me eksplozivë goditën një ceremoni diplomimi të kolegjit ushtarak në qytetin perëndimor të Sirisë, duke vrarë 80 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur qindra të tjerë.

“Në një numër paraprak, akti terrorist që synoi ceremoninë e diplomimit të studentëve në Kolegjin Ushtarak në Homs çoi në vdekjen e 80 martirëve, përfshirë 6 fëmijë, dhe numri i të plagosurve ishte 240,” tha ministri i Shëndetësisë i Sirisë Hassan Al-Ghobash.

Forcat e armatosura siriane thanë se sulmi ishte i paprecedentë dhe u zotuan të përgjigjen me forcë dhe vendosmëri të plotë, duke paralajmëruar se ata që planifikuan dhe ekzekutuan sulmin do ta paguajnë shtrenjtë”.

Qyteti antik i Homsit, dikur i njohur si kryeqyteti i revolucionit sirian, ishte vendi i betejave intensive midis forcave të regjimit dhe luftëtarëve të opozitës që kërkonin të rrëzonin presidentin Bashar Al Assad në vitin 2012.

Qyteti ra në duart e regjimit në vitin 2014, kur rebelët u larguan atë pas një rrethimi dy vjeçar .

I vendosur në qendrën bujqësore të Sirisë qendrore, qyteti kishte qenë prej kohësh një qendër transporti dhe tregtare me rëndësi jetike strategjike.

Ndërkohë, të paktën tetë persona u vranë në anën tjetër të vendit të enjten nga sulmet ajrore turke që synonin zonat e kontrolluara nga kurdët në verilindje të Sirisë, sipas një deklarate nga forcat kurde të sigurisë në rajon.

Ushtria turke ka nisur një seri sulmesh ajrore kundër objektivave kurde në Siri dhe Irak pas një bombardimi vdekjeprurës në kryeqytetin turk të dielën. Sulmi në Ankara u mor përsipër nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila ka kryer një kryengritje prej dekadash kundër qeverisë dhe është klasifikuar si një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›