Sulm me thika, një i plagosur

Dje në orët e pasdites në Prishtinë ka ndodhur një përleshje mes disa personave, njofton Policia e Kosovës.
Raportohet se janë arrestuar dy meshkuj pasi që të njëjtit e kanë therrë me thikë një person ku edhe i kanë shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është ndalur në Repartin e Kirurgjisë Torakale për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë por është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të Prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/