E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulm me thikë në Kanada, të paktën 10 viktima dhe 15 të plagosur! Autorët në arrati

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në Kanada.

Autorët të identifikuar Damien Sanderson dhe Myles Sanderson janë në arrati dhe të armatosur. Ata konsiderohen nga policia të rrezikshëm.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau i përshkroi sulmet si të tmerrshme dhe zemërthyese. Ai kërkoi kapjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të autorëve.

“Jam i tronditur dhe i shkatërruar nga sulmet e tmerrshme sot. Ata që janë përgjegjës për sulmet e neveritshme të sotme duhet të sillen plotësisht para drejtësisë”, u shpreh Trudeau.

Ende nuk ka asnjë informacion për motivin e krimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›