E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tërmet në Afganistan/ Tetë persona humbin jetën, shkatërrohen dhjetëra banesa

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një tërmet i fuqishëm që goditi Afganistanin gjatë natës. 

“Tërmeti me magnitudë 5.3 tronditi zonën rreth orës 2:30, në Mazar Dara të rrethit Norgal. Dhjetëra shtëpi u shkatërruan nga tërmeti në provincën malore”, tha kreu i Menaxhimit të Katastrofave dhe Çështjeve Humanitare Ehsanullah Ehsan.

Afganistani ende nuk është rikuperuar nga një tërmet i fuqishëm në qershor që vrau më shumë se 1000 njerëz dhe zhduku fshatra të tëra në rajonet lindore të vendit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›