E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm me thikë në Stamboll, 7 nxënës te plagosur, 3 në gjëndje kritike

Një sulm me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në zonën e Başakşehir, në Stamboll, ku shtatë nxënës kanë mbetur të plagosur. Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ndodhi rreth orës 08:35, në ambientet e Shkollës së Mesme Anadolli Şamil. Një nxënës i klasës së 10-të, i identifikuar me inicialet FM, dyshohet se ka sulmuar me thikë nxënës të tjerë.

Të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spitalet e Qytetit Başakşehir Çam dhe Sakura, ku po marrin trajtim mjekësor. Sipas të dhënave fillestare të autoriteteve, **tre prej nxënësve ndodhen në gjendje kritike**.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›