E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sulm me thikë në një shkollë fillore në Kroaci, vritet 7-vjeçarja, disa të plagosur

Një vajzë shtatë vjeçare është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë në një shkollë fillore në kryeqytetin kroat Zagreb.

Sulmuesi 19-vjeçar, që besohet të jetë një ish-nxënës, hyri në një klasë në shkollën fillore Preçko mëngjesin e sotëm dhe sulmoi mësuesin dhe disa fëmijë me thikë.

Mësuesi është në gjendje kritike, tha Spitali Sveti Duh.

“Sulmuesi është nën arrest. Personat e lënduar po marrin trajtim mjekësor”, tha policia e Zagrebit.

Dëshmitarët raportuan skena kaotike teksa ambulancat nxituan drejt shkollës dhe njerëzit u larguan nga ndërtesa.

Zyrtarë të ndryshëm, duke përfshirë kryetarin e bashkisë së qytetit Tomislav Tomasevic dhe ministrin e Brendshëm Davor Bozinoviç, shkuan në vendngjarje, raportoi N1.

Kryeministri Andrej Plenkoviç tha se vendi është “i tmerruar” nga “tragjedia”.

Ai tha se ministrja e Shëndetësisë Irena Hristiq do të vizitojë spitalet ku po trajtohen të plagosurit.

Sulmet në shkolla janë të rralla në Kroaci dhe rajonin e Ballkanit./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›