Sulm në Afganistan, në mesin e viktimave 9 fëmijë

Nëntë fëmijë dhe katër gra kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe pranë automjetit të tyre në jug të Afganistanit.
Burimet zyrtare thonë se dy persona të tjerë janë plagosurnga shpërthimi që ka ndodhur në provincën Orusgan.
Deri më tani, asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.