Publikohen emailet e Bashar Al Asad
Burime nga radhët e aktivistëve sirianë bëjnë me dije se kanë shkarkuar dhjetëra e-maile nga adresat private të presidentit të Sirisë Basher al Asad dhe bashkëshortes së tij. Adresat e e-mailit i përkisnin domeinit Alshahba.com, përmes të cilit ai komunikonte me njerëzit e rrethit të ngushtë. Këto mesazhe janë zbuluar nga anëtarë të këshillit supreme të opozitës gjatë muajve qershor - korrik. Dokumentet e shkarkuara nga këto adresa elektronike postare, janë publikuar në përvjetorin e parë të kryengritjes dhe tregojnë familjen e parë të vendit, tërësisht të pacënuar nga ajo që realisht ndodh në Siri. Bëhet fjalë për rreth 3000 dokumente dhe nëpërmjet tyre kuptohet edhe jeta që bën familja presidenciale në një kohë që pamjet dhe infomracionet që vijnë nga mediat e huaja për sirinë, janë rrënqethëse. Në to tregohet se si zonja Asad harxhonte mbi 10 mijë paund për shandanë, këpucë të cuditshme, xhupa anti-plumb dhe orendi të tjera. Ndërkaq presidenti sirian, Bashar Al Asad kishte marë këshilla nga Teherani për mënyrën se si do ta trajtonte revoltën kundër rregjimit të tij. Duke iu referuar mijëra emaileve të tij, mësohet për shumë lidhje me Iranin njerëzve të lidhur me Levizjen Hezbollah në Liban, si dhe për shpenzimet marramëndëse të së shoqes, Asma-s, ndërsa ushtria kishte vënë në shënjestër qytete ku vriteshin njerëz të pafajshëm. Presidenti sirian këshillohej të përdorte fjalë të forta dhe të vlerësonte mbështetjen nga "shtetet mike". Asad u këshillua edhe me Husein Mortada, një biznesmen libanez me shumë influencë, i njohur për lidhjet e tij me Iranin. Ai i kërkoi Asadit të ndalojë akuzat për Al Kaeden për sulmin në Damask, duke e quajtur një gabim taktik. Ndërkohë edhe në përvjetorin e parë të shpërthimit të protestave antiqeveritare, të tjera protesta janë regjistruar në shumë qytete, madje janë regjistruar edhe viktima.