E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm në ambasadën amerikane në Yemen, vdesin 16 vetë

Beirut, Lebanon – Militantë të armatosur rëndë kanë hapur zjarr ndaj Ambasadës Amerikane në Sana, Yemen. Ata kanë plasur edhe bombën brenda një makine të vendosur në hyrje të ambasadës duke lënë 16 të vdekur.

Asnjë amerikan nuk u vra në këtë sulm ndërkohë që 6 nga të vdekurit ishin vetë terroristët, 6 ishin rojat e sigurimit, dhe 4 kalimtarë të rastit dhe një grua indiane.

Ryan Gliha, një zyrtar i ambasadës tha nëpërmjet një e-maili se sulmi ka ndodhur në orën 9:15, dhe ambasada do të qëndrojë e mbyllur deri në zbardhjen e ngjarjes, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Yemeni është një vend i varfër në Arabinë jugore me 22 milionë banorë, ku militantët e Al Qaedas kanë bërë shumë sulme gjatë viteve të fundit.

Sulmi filloi kur makina plasi para hyrjes së ambasadës. Qindra terroristë kanë hapur zjarr me armë dhe raketa ndaj rojeve të cilët ju përgjigjën zjarrit.

Sulmi ka çuditur të gjithë njerëzit në Yemen, pasi ka ndodhur gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Yemeni është konsideruar shpesh si parajsa për xhihadët. Ai është bërë një shqetësim kryesor për SHBA-në në vitin 2000, kur në një sulm mbetën të vrarë 17 amerikanë.

Gjatë dy viteve të fundit, xhihadët kanë rivendosur lidhje me Al Qaedën dhe janë riorganizuar duke bërë propagandë në Internet dhe duke bërë sulme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›