BE shqyrton bojkotimin e “Euro 2012”

"Personalisht nuk kam plane për të shkuar", deklaroi kreu i diplomacisë britanike, William Hague duke theksuar se qeveria britanike do të shqyrtonte qëndrimet e ministrave të saj.
Nga ana tjetër edhe Berlini bën thirrje për një bojkot që prej disa ditësh. Rrjedhimisht ministri gjerman i Zhvillimit, Dirk Niebel, deklaroi javën e kaluar se do të bojkotonte kampionatin e futbollit ''Euro 2012'', si i gjithë Komisioni Evropian.
Shtetet e Bashkimit Evropian i ndërmarrin këto masa në kuadër të presionit ndaj Ukrainës për kushtet të të cilat mbahet e burgosur liderja e opozitës ukrainase, juria Timoshenko. Për ditë të tëra ajo qëndroi në grevë urie pasi pretendonte se është rrahur nga rojat e sigurisë. Aktualisht ajo po trajtohet nga mjekët gjermanë në një spital në Ukrainë.
“Cështja Timoshenko” bëri që të dështonte edhe Samiti i Jaltës, i planifikuar për t’u mbajtur këtë javë. Pas bojkotimit të shumë Presidentëve, Ukraina njoftoi shtyrjen për një afat të pacaktuar të Samitit të liderëve të Evropës Lindore dhe Qendrore./Start/
2012-05-14 16:32