E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohet 21-vjeçari për vjedhje me dhunë

Një 21-vjeçar është arrestuar gjatë orëve të vona të natës nga policia e Vlorës pasi akuzohet për vjedhje me dhunë.
Burime nga policia bëjnë me dije se është finalizuar me sukses operacioni i koduar "24 Orë 2" ku si rezultat i të cilit është realizuar ndalimi i 21-vjeçarit Brisild Ismaili pasi akuzohet se ka plagosur me thikë 51-vjeçarin me inicialet G.D.
Ngjarja ka ndodhur mbrapa monumentit të "Pavarësisë" në Vlorë ku mbas një konflikti për motive të dobëta 21-vjeçari ka rrahur dhe plagosur me sende të forta 51-vjeçarin të cilit i ka marrë edhe lekët dhe gjithë sendet personale që kishte me vehte. Në cilësinë e provës materiale autorit të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar një bluzë me disa njolla gjaku.
Ndërkohë materialet procedural në ngarkim të 21-vjeçarit i janë dorëzuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale "Vjedhje me dhunë".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›