E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totozani zgjidhet anëtar i Këshillit të AOM

Paris- Avokati i Popullit, Igli Totozani tashmë do të jetë anëtar i Këshillit Administrativ të Organizatës së Ombudsmanëve të Mesdheut.Totozani është zgjedhur në këtë post me vota unanime nga të gjitha vendet antare, ndërsa vendi ynë është pjesë e kësaj shoqate që prej vitit 2009.

Qëllimi i kësaj organizate është mbrojtja e të drejtave të njeriut në Ballkan, dhe pjesë e saj janë 28 shtete mes të cilave Spanja, Portugalia, Italia dhe Greqia, ndërsa 5 shtete janë në satatusin e vëzhguesit.

Nëpërmjet kësaj organizate synohet gjithashtu promovimi i rolit të Institucioneve të Ombudsmanëve në basenin e Mesdheut, kapërcimi i kufijve dhe dallimeve qeverisëse ndërmjet shteteve anëtare nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe informacioneve, koordinimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta periodike shkencore, trajnuese, ndërmjet vetë institucioneve të Ombudsmanëve etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›