E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Të bashkëpunojmë dhe të mbyllim reformat

Tiranë- Pas zgjedhjes së presidentit, kreui i LSI- së, Ilir Meta, deklaroi se tani është koha që të përmbyllen reformat me qëllim marrjen e statusit kandidat.

Gjatë një konference për shtyp, ai u shpreh se zgjedhja e Nishanit në krye të shtetit nuk e cënon aspak marrjen e statusit.

Tani kur procesi i zgjedhjes së presidentit të ri ka përfunduar do të dëshiroja të bëja apel për të ecur më shpejtidrjet përmbylljes të refomës zgjedhore, reformës parlamentare dhe zgjidhjes së çështjes së imunitetit si dhe në fushën e drejtësisë dhe në të gjitha drejtimet e kërkuara nga Bashkimi Europian. Është koha për të forcuar dialogun politik, për të çuar përpara reformat dhe për të parë drejt një të ardhme të përbashkët. Të gjithë jemi dëshmitarë që zgjedhja e presidentit nuk ka qënë një moment por një produkt i një procesi të gjatë, i një dialogu të vazhdueshëm, i tryezave të vazhdueshme. Një proces ku janë përfshirë të gjitha forcat parlamentare, janë përfshirë shumë kandidatë, ka pasur disa mundësi për konsensus dhe në fund kemi parë rolin e parlamentit që ka qënë sovran dhe ka vendosur- tha Meta.

Në përfundim kreu i LSI- së tha se zgjedhjae Nishanit President është produkti konkret i gjithë këtij procesi pavarësisht nga përkatësia në të kaluarën në PD është një figurë tepër kontruktive, bashkëpunuese, instucuionale, është një figurë që sjell qetësi dhe bashkëpunim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›