Sistemi arsimor në kaos
Tirane - Partia Socialiste ka denocuar kaosin që ka përfshirë sistemin arsimor në Shqipëri. Kryetarja e Komisionit të Edukimit në Asamblenë Kombëtare në PS, Ledi Shamku ka deklaruar se Studentët universitarë vijojnë të mos marrin asnjë përgjigje nga MASH-i se ç'do të bëhet me diplomat e trevjeçarit, katërvjeçarit e më tej. Ministria është tashmë në ngërç, tha ajo. Një tjetër shqetësim që Shmaku ka paraqitur ishte edhe ai i fatit të maturantëve të sivjetshëm, të cilët sipas saj presin me ankth të mësojnë ç'peshë do të ketë sivjet mesatarja për t'u pranuar në universitet, por lajmësat e Ministrisë nuk e kanë idenë as për këtë.
“Mbi 700 mijë familje shqiptare presin prej muajsh që tekstet shkollore t'u rimbursohen 100%*, sikundër u patën premtuar, por MASH as që e ka në hatër këtë detyrim ndaj tyre. E këto janë vetëm disa nga dhjetra problematikat, tashmë të mahisura, mes së cilave vjen rrotull pa dhënë zgjidhje kjo administratë përçude. Kaosi dhe terri pra është fytyra e kësaj qeverie, e cila sot më tepër se kurrë duket se është qeveria e fundit e tranzicionit tone”, tha ajo.