E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moska kërkon ndalimin e programeve të USAID-it

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar planet për t`i dhënë fund operacioneve të Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID  në Rusi, me kërkesën e Moskës.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, u tha gazetarëve të martën se Rusia ka dërguar një letër javën e kaluar se nuk ka më nevojë për ndihmë amerikane.

USAID ka punuar në Rusi që nga rënia e Bashkimit Sovjetik 20 vjet më parë, duke luftuar SIDËN dhe tuberkulozin, duke ndihmuar personat me aftësi të kufizuara, për mbrojtjen e kafshë të egra dhe luftimin e trafikimit të njerëzve. Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar gjithashtu nxit demokracinë, respektin për të drejtat e njeriut dhe të shoqërisë civile.

Zëdhënësja Nuland nuk e kritikoi veprimin e Kremlinit, por tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë se Rusia do të marrë përgjegjësinë e plotë për të vazhduar me punët që deri tani janë kryer me ndihmën e USAID-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›