E Diel, 1 Nëntor 2026

“Dalja e Greqisë nga Eurozona, fillimi i një të keqeje më të madhe”

"Shumë e shikojnë si fundi i një zhvillimi negativ, por për mua do të ishte fillimi i një zhvillimi akoma më negativ'', konfirmoi Schulz për valët e radios publike gjermane Deutschlandfunk, drejtpërsëdrejti nga Athina ku ai do të takohet sot me Presidentin e Republikës greke, Karlos Papoulias.
     
"Nuk them se kjo mundësi nuk ekziston, por e shikoj shumë të rrezikshme'', theksoi gjermani.
     
''Në këtë rast, ekonomia greke do të rrëzohet brenda disa ditësh dhe evropianët do t'i vijnë në ndihmë vendit me miliarda euro'', theksoi ai.

                                                                                             2012-05-18 11:43
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›