E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valë sulmesh në Irak, të paktën 13 të vdekur

Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të cituara nga agjencia e lajmeve “AFP”. Sipas njoftimeve, të paktën gjashtë persona humbën jetën nga katër shpërthime në Taxhi, 25 km në very të Bagdadit.
    
Në kryeqytet, një polic u qëllua për vdekje nga persona të armatosur dhe kur një patrullë mbërriti në vendngjarje, një autobombë shpërtheu duke vrarë një civil. Në Kout, shpërthimi i dy autobombave shkaktoi vdekjen e dy oficerëve. Ndërsa në rajonin e Bakubas, 60 kilometra në veri të Bagdadit, shpërthimi i dy autobombave vrau dy policë, ndërsa në Khan Beni Saad, të paktën një person humbi jetën në një sulm të ngjashëm./Start/

                                                                                             2012-09-30 12:14
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›