E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë kryetari i Parlamentit kroat

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP”, e cila sqaron se kreu socialdemokrat i parlamentit kroat vdiq sot në një spital amerikan, ku u shtrua në gusht pasi vuante nga kanceri, bënë të ditur burime zyrtare kroate.

Boris Sprem, 56 vjeç, u zgjodh në krye të parlamentit kroat në dhjetor të vitit 2011, pas zgjedhjeve legjislative, teksa ishte deputet i partisë socialdemokrate në parlament që nga viti 2008.

Shtypi vendas e ka përshkruar atë si politikan tepër i matur. Sprem vuante nga mieloma e shumëfishtë. Ai u shtrua në një spital në Huston, Teksas dy muaj pas operacionit në Zagreb për shkak të një përsëritje të sëmundjes.

                                                                                             2012-09-30 13:01
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›