E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulme të reja izraelite në Gaza

Izraeli ka vazhduar operacionet ushtarake nga ajri në Gaza, në kohën kur militantët palestinezë kanë ndërmarrë një mori sulmesh me raketa e granata në jug të Izraelit.

Aksionet e sotme izraelite pasuan sulmin e djeshëm me një makinë bombë në stacionin e autobusit në Jerusalem, sulm që i morri jetën një personi dhe plagosi mbi 20 të tjerë. Autoritetet izraelite fajësojnë militantët palestinezë për ngjarjen tragjike në Jerusalem.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton i ka bërë thirrje të dyja palëve që të bëjnë çfarë është e mundur që të mos ketë rritje të mëtejshme të dhunës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›