E Shtunë, 31 Tetor 2026

KMDLNJ: Institucionet përgjegjëse për manipulime zgjedhore

KMDLNJ-ja ka shprehur shqetësimin për fenomenin e mosrespektimit të votës në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Në një reagim thuhet se këto treguan se demokracisë së Kosovës i mungojnë shumë elemente për të qenë demokraci e mirëfilltë.
“Është parë qartë se aktiviteti në manipulimin me votën e qytetarit ka qenë i paskrupullt. Ky manipulim ka atakuar të drejtën e respektimit të vullnetit të qytetarit”, thuhet në reagim.
KMDLNJ-ja shpreh shqetësimin edhe me një aspekt të vendimeve të PZAP-it për të përsëritur zgjedhjet në tërësi në ato komuna, ku parregullsitë kanë qenë më të theksuar përkatësisht në Drenas, Skenderaj dhe Deçan. KMDLNJ-ja e përshëndet vendimin e PZAP-it që të ripërsëriten zgjedhjet vetëm në vendvotimet, ku ka pasur parregullsi në Malishevë dhe Lipjan.
Sipas KMDLNJ-së, përgjegjësia për këto manipulime bie edhe mbi institucionet që kanë organizuar këto zgjedhje, si dhe për ata që kanë qenë të thirrur që të monitorojnë ato.
KMDLNJ-ja konstaton se KQZ dhe PZAP i janë nënshtruar një presioni të madh politik dhe mediatik dhe se vendimi që e kanë marrë duhet të hidhet poshtë nga Gjykata Supreme e Kosovës. “Ndaj KQZ-së dhe PSAP-së kanë bërë presion edhe ndërkombëtarët gjë ka pasur ndikim vendimtar për marrjen e këtij vendimi që i diskriminon ata votues që kanë votuar në mënyrë të rregullt dhe ato vendvotime ku nuk janë evidentuar parregullsitë”, thuhet në reagim.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›