E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmet ndaj KFOR akuza biznesmenit serb

KFOR-i ka identifikuar protestuesit serbë që në fund të muajit të kaluar qëlluan me armë ushtarët ndërkombëtare në Jarinjë.

Lajmin e ka bërë të ditur komandanti i KFOR, Erhard Drews, i cili në një konferencë për shtyp ka akuzuar si organizator të sulmit biznesmenin serb Zvonko Veselinovic dhe vëllain e tij.

Sipas raportimeve të RTK, Veselinovic njihet si një ndër eksponentët kryesorë të krimit të organizuar serb në veri të Kosovës.

Drews i është referuar pamjeve të xhiruara që zotëron KFOR-i, gjatë një takimi me një grup gazetarësh nga Serbia që Veriu i KosovësKFOR: Kufizimi i lëvizjes, i papranueshëm Liderët serbe: Do t’i mbajmë barrikadat Haxhinasto: Zbatim marrëveshjeve Kosovë-Serbi po vizitojnë Kosovën.

“Ne kemi pamjet e këtij sulmi, si dhe të sulmit tjetër në Jagnjenicë, i cili është organizuar nga vëllai i Veselinovic. Ushtarët tanë kishin autorizim për të përdorur armët, por nuk e bënë këtë pasi nuk arritën të dallonin serbët që gjuanin me bomba molotov nga serbët e carmatosur”, ka deklaruar Drews.

Dhjetra ushtarë të KFOR-it mbetën të plagosur në dy sulmet e regjistruara në fund të nëntorit në veri të Kosovës, teksa përpiqeshin të hiqnin barrikadat e vendosura nga serbët.

Sulmet në fjalë bënë që misioni i NATO-s të reagonte duke njoftuar “mbushjen e armëve” dhe madje që vetë sekretari i përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen të deklaronte se, sulmet ndaj ushtarëve të KFOR janë të papranueshme.

Gjithashtu ngjarjet bënë që liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian t’i refuzonin Serbisë statusin e vendit kandidat, veprim të cilët serbët nuk e pritën mirë, pasi dogjën flamurin e BE-së.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›