Pano Kondo, ekspozitë pikture

Artisti Pano Kondo vjen për publikun e kryqytetit me një tjetër ekspozitë personale, për dashamirësit e artit në kryeqytet. Në këtë tablo do të gjejmë një shkrirje dhe një sintezë midis realizmit dhe ekspresionizmit, ku nuk mungojnë edhe format gjeometrike.
Temat e pikturave që artisti ka preferuar të sjellë kanë të bëjnë më së shumti me njeriun dhe natyrën.
Gjithashtu Pano Kondo përuroi edhe albumin me 200 veprat më të mira të tij të krijuara ndër vite. Kondo është diplomuar për skenografi, ku dhe ka dhënë kontributitn e tij të çmuar në këtë art, duke realizuar mbi 100 skenaografi.
Ai është autori i shumë ekspozitave pesonale dhe të përbashkëta si brënda dhe jashtë vendit. Ai gjithashtu është vlerësuar nga presidenti i republikës edhe me urdhërin “Naim Frashëri i Artë”.