E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi i aplinistëve shqiptarë do të ngjisë Everestin

Grupi i alpinistëve shqiparë pjesë e shoqatës alpino turistik do të synojë të ngjisë majën më të lartë të botës Everest, në maj të 2012, këtë herë me mbështetje financiare të dy kompanive të mëdha si Vodafon Albania dhe Raiffeisen Bank. Ky mision i guximshëm i ndërmarrë nga një ekip alpinistësh do të mund të realizohet përgjatë vitit 2012 i cili shënon edhe 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
E ndërsa kreu i shoqatës Dajti Alpino turistike, Aleksandër Bojaxhi, u shpreh se antarët e ekipit do të japin maksimumin e tyre që të vendosi flamurin shqiptarë në Everest.
Antarët e ekipit do të mund të fillojnë një periudhë intensive pregatitjesh të nevojshme dhe më pas në maj të 2012, do të tentohet të arrihet maja më e lartë e botës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›