"Sulmet ndaj Meidanit, turpi i kongresit të Ramës"
Stefa: Sulmet ndaj Meidanit, turpi i kongresit te Rames
Ish-deputetja e Partise Socialiste, Rajmonda Stefa, e cileson kongresin dhe zgjedhjen e anetareve te rinj te Asamblese Kombetare, si goditjen e dyte me te madhe qe kryesocialisti Edi Rama i dha PS-se qe nga ardhja ne krye te saj. Ajo thekon se ne forume jane lene vetem 10 per qind e njerezve, qe jane mbeshtetesit e kryetarit. Sipas saj, futja e disa ish-drejtuesve te PS-se, eshte me shume nje efekt mediatik se nje hapje reale e partise. Ne nje interviste per "Koha Jone", Stefa e cileson si pjesen me te papranueshme te kongresit sulmin qe iu be Rexhep Meidanit, nga ata qe ajo i cileson me shprehjen e ish-ambasadorit Xhon Uithers, "zagaret e gjahut" te kryetarit.
Znj. Stefa, kongresi i fundit i Partise Socialiste u quajt si nje sukses nga kryesocialisti Rama dhe drejtues te tjere te PS-se. Si nje prej politikaneve qe prej 20 vitesh, kini kontribuar ne kete force politike, cili eshte vleresimi juaj?
Sigurisht per z. Rama dhe ata rrotull tij, kongresi u organizua e realizua qe ai te percillte, si per ata ne salle dhe ata jashte saj, idene se ai ishte kongresi i bashkimit dhe i vizionit per te ardhmen. Per mua, si nje nder themeluesit e kesaj partie, ky kongres mu duk nje kongres rutine alla Rama. Nje kongres, qe u perdor nga kryetari per te realizuar pikesynimet e tij, me nje strategji te miremenduar ne cdo detaj. Per nga koha qe u zhvillua, si kongresi i radhes, pasi i 2009-s ishte i jashtezakonshem, une prisja qe ky te ishte kongresi i nje force politike qe artikulon alternativa qeverisese. Pra, nje kongres qe te bente analizen e punes dhe funksionimit te partise per 2007-2011-n. Kete analize me arritje apo mosarritje, nuk e degjova as ne fjalen e kryetarit, as ne fjalen e "zagareve te sulmit", sic i ka quajten ambasadori Xhon Uithers ne kabllogramet e tij, njerezit qe perdorte Rama per te lincuar figurat publike. Gjate ketij 6-vjecari qe ne krye te PS-se eshte Rama, une nuk mbaj mend te jete bere nje analize, qofte dhe nga ato analizat e percipta. Une nuk mendoj se Rama eshte i paafte per ta bere kete analize, por drejtues te tjere te partise duhet te kishin marre persiper analizimin e situates.
E reja e ketij kongresi, per mendimin tim, ishte ajo qe PS-ja, me ne fund, ka nje program jo politik, por qeverises, sepse ai me shume ishte perqendruar se cfare do te realizoje kjo parti me ardhjen ne pushtet. Por mbi te gjitha, do ta quaja te ri, faktin qe Rama u detyrua te heq dore nga sloganet e tij te deshtuara: "Pertej se majtes e se djathtes". Sa real eshte ky program, kjo kerkon nje analize te thelle dhe te kujdesshme, por per nje gje jam e sigurt, qe shifra e 300 000 mije vendeve te punes eshte e ekzagjeruar me qellim pasjen e nje efekti mediatik, sesa e miremenduar. Sot, gjithe administrata shteterore ka 106 000 mije vende pune, qe miratohen cdo vit bashke me buxhetin e shtetit dhe fondet per te krijuar vende pune me investime qe te perligjin kete shifer. Une, me aq sa kam lexuar dhe degjuar per buxhetin, nuk pashe te ishin thene gjekundi. Megjithate, une, si socialiste, do te isha shume e lumtur ne qofte se keta hartues te programit ta arrinin ate qe thone, megjithese do te doja qe hartuesit te flasin me shume se si do te realizohet. Me vjen mire qe ne program flitet per kete gje, duke qene se te dhenat e qeverise thone qe papunesia eshte 14 %, kur shifra dihet shume mire qe eshte shume e larte. Gjithashtu, pjesa qe ka te beje me krizen ekonomike ka rendesine e vet, duke pare se cfare po ndodh me vendet fqinje. Mbi te gjitha, programi eshte i rendesishem pasi orienton partine drejt se ardhmes, per te mbajtur shpresen e elektoratit te motivuar se fitorja kete radhe do te na buzeqeshi. Por nese programi jep optimizem, ajo qe shohim perdite brenda strukturave te partise, menyra se si u caktuan delegatet me seleksionim nga lart, humbja e disa qarqeve, si Berat e Vlore, lufta qe po behet ne Fier; tregon per amulline sesi funksionojne strukturat dhe ne disa raste mosfunksionimin fare te tyre. E gjithe kjo ndodh sepse Rama gjate 6 vjeteve ka prekur thelbin ose ADN-ne e strukturave te partise nese do te shpreheshim keshtu. Njerezit qe marrin persiper drejtimin e partise ne nje zone nuk vihen natyrshem, nuk vijne ne poste nga forumet apo zgjedhjet mes me te mireve. E marrin emerimin me nje telefonate apo nje bisede te rendomte pazaresh ne kafene. Partia nuk ka me forume, por funksionon ne menyre vertikale, aq sa ka dale dhe shprehja se "Agai i partise" eshte deputeti i zones. Kjo nuk eshte demokraci, por klientelizem vertikal, qe nis nga kryetari partise e shkon deri te kryetari i komunes.
Ne kongres, Rama foli per afrim te te larguarve dhe hapje te partise. Madje, mes te rikthyerve jane dhe emra qe kane pasur funksione te larta ne PS, si: Agron Duka, Petrit Ago, Anastas Angjeli etj. A nuk i rrezon kjo tezat per nje drejtim klientelist te partise dhe futje vetem te mbeshtetesve te kryetarit?
Une nuk dua te komentoj emrat e kolegeve qe ju permendni me lart, por nje gje me ra ne sy nga lista e atyre qe u futen ne votim. Ne pamje te pare, Rama ishte kujdesur te krijonte per konsum publik idene se po bashkonte socialistet duke thirrur disa, edhe pse disa te tjere i lincoi apo i shpalli te padeshiruar. Kjo eshte hipokrizia e radhes e Rames, sepse nuk dha asnje shpjegim per kriteret mbi te cilat ishin perzgjedhur, nuk tha se keta njerez u futen per shkak te peshes elektorale qe disa kane ne zonat e tyre, si Elbasan apo Durres dhe jo se vleresonte vertete kontributet e tyre. Pra, edhe ne kete gjoja bashkim fasade, del qellimi i tij klientelist i te menduarit dhe drejtuarit te PS-se me po te njejtat metoda. Ne liste me beri pershtypje se te gjithe ata qe jane ne asamble jane per arsye te pushtetit qe ju ka falur Rama dhe keta ndahen ne 3 kategori: deputete te zgjedhur me listen Rama, kryetare bashkie dhe komunash po te zgjedhur nga Rama dhe keshilltare te bashkise se Tiranes, qe jane te rendesishem per Ramen. Ne liste jane dhe kryetaret e rretheve qe gjithashtu paracaktohen nga Rama per t'u kandiduar. Pjesa tjeter jane njerez qe nuk kane pushtetet qe u fal kryetari. Jane 10 % , gje qe perjashton te gjitha mundesite per t'i bere zhurme brenda asamblese kryetarit. Keshtu, me kete skeme, ai beri spastrimin e dyte te socialisteve dhe te fundit, do ta kete ne 2013-n me listat e deputeteve dhe keshtu, do te mbyllet kapitulli Parti Socialiste, per t'i lene radhen ndryshimit te emrit.
Nga bojkoti dhe protestat, PS kaloi ne nje model te ri, duke u fokusuar me shume te alternativat. A mendoni se kjo gje eshte e mjaftueshme per te fituar zgjedhjet e 2013-es?
Nuk me duket qe Rama ka kaluar ne modelin e ri. Eshte e veshtire qe nje karakter si Rama te ndryshoje. Po te keni parasysh fjalen ne kongres, ai pranoi qe ka gabuar, nuk kerkoi falje, por nga ana tjeter, ata qe ia vene ne dukje keto gabime, qe vet Rama i pranoi publikisht, ai i akuzon pa te keq se i sherbejne kundershtarit. Pavaresisht formes qe na shfaqet Rama dhe aftesise per te luajtur mediatikisht: nje here me "politiken e re", nje here me termat "pertej se majtes e se djathtes" dhe se fundi, me "kursin e ri"; ne fund, ai eshte po i njejti ne thelb, ashtu sic e njohin nje pjese e mire e atyre qe kane punuar me te: lider arrogant dhe anarkist. Ndaj dhe nuk me befason ky gjasme ndryshim, qe e kam degjuar te peshperitet shpesh keto. Shikoni menyren si eshte sjella nga 2009-ta e ketej dhe do e kuptoni. Ai po fokusohet me shume te ndryshimi i kursit te deritanishem, sepse atje gjen shpetimin per karrigen e vet, endrren per t'u bere kryeminister. Por edhe ne tentativen per t'u dukur i ndryshem dhe me alternative, Rama gabon me llogarite. Pasja e nje programi ne leter nuk te jep fitoren, duhet perpunuar edhe matematika e koalicioneve, edhe numrave qe te besh realitet alternativen qe ke ne koke. Dhe matematika e numrave qe ka PS-ja me aleatet, qe nuk jane ne fizionomine e se majtes, si Ngjela, Ndoka, Zogaj, Prifti, duke mos perfshire LSI + PDS + PSD + PSV dhe socialistet qe i ka shpallur te padeshirueshem, fitorja nuk do na buzeqeshte. Bashkimi i se majtes nuk mund te arrihet me ftesa dasme, festa partie apo per pjesemarrje ne kongres, por me nje platforme te qarte bashkimi dhe nje bashkepunim te sinqerte politik midis aleateve. Rama vepron gjithmone ne kundershtim me ate qe thote. Mjafton vetem nje fakt per ta kuptuar kete. Keto dite duke lexuar librin "Kohe e Pamjaftueshme", te znj. Helena Kadare, kam kuptuar se si Rama eshte tallur ne 2007-n me grupin parlamentar, gje qe besoj, e ben dhe sot. Ne 2007-n, dergonte Arta Daden dhe Blendi Klosin, si negociator per zgjedhjen e emrit te presidentit dhe pas kuintave, negocionte me Berishen per te kandiduar Ismail Kadarene. Dhe pak dite me pare, socialistet ne Komisionin e Ligjeve u gjeten te befasuar kur ne kalendar ishin vene per diskutim ligjet me 3/5-t dhe ata nuk ishin njoftuar nga drejtuesit e tyre. Pra, jashte grupit parlamentar, Rama vazhdon pazarin me Berishen dhe ata i konsideron numra qe duhet te bejne ate qe do ai, se ai ju ka dhene mandatin. "Kursi i ri" i Rames nuk ka sjelle dhe nuk ka asgje te re per socialistet, por vetem per te forcuar pozitat e Rames per te sunduar PS-ne.
Profesor Rexhep Meidani u akuzua ne kongres per qendrimin e tij ndaj programit. Si i komentoni keto sulme ndaj ish-presidentit dhe a do te merrni pjese ne diskutimet qe PS do te beje per programin, nisur nga fakti se Rama tha se ne keto takime duhet te thirren dhe te larguarit?
"Turpi" i atij kongresi eshte stigmatizimi qe Rama i beri nje figure te nderuar te PS-se, sic eshte ajo e presidentit Meidani, por jo vetem. Poshtersia nuk qendron me ato qe tha ne fjalimin e tij, por me leshimin qe ju beri "zagareve te sulmit" nga foltorja e kongresit per te fyer personalitetin e tij. Ky eshte modeli i ri i Rames, duke perbaltur kedo qe mund te dali kunder genjeshtrave dhe demagogjise se tij. Une mendoje qe programi, por vecanerisht, statuti duhet te ishte konsultuar me pare me anetaresine. Per programin, une mendoj qe me shume ai duhet diskutuar me specialiste te fushave perkatese, si dhe grupet e interesit. Kurse statuti eshte pika me e dobet qe ka sjelle nje c'organizim ne strukturat e PS-se ne keto 6 vjet. Rama ka bere eksperimente me struktura paralele, aq sa socialistet, ne ndonje rast, me shume sesa benin fushate, grindeshin me njeri-tjetrin. Pasoje e ketij deformimi eshte dhe fakti se sot, socialistet ne rrethe nuk jane pjese e vendimmarrjes direkte, por gjithmone diktohen nga lart per ata qe do te votojne. Nuk jane te lire te zgjedhin se te gjitha listat jane te mbyllura, qe nga ajo e deputeteve, delegateve, keshilltareve, kryetareve te rretheve. Ne te gjitha strukturat e tjera ushtrohet nje kontrolli nga lart dhe pasi seleksionohen te padeshirueshmit, ju serviren anetaresise per t'i votuar. Me falni, po kjo nuk eshte demokraci partiake.