Itali miratohet ligji i stabilitetit

Ligjvënësit italianë i dhanë aprovimin e tyre final për një paketë të reformave ekonomike që kryeministri, Silvio Berluskoni, e ka vënë si kusht për dorëheqjen e tij, në mes të krizës globale të tregut.
Me 327 vota pro 26 kundër dhe 2 abstenim, Dhoma e ulët e Parlamentit italian i thotë “ok” ligjit të stabilitetit, që nënkupton miratimin e një sërë masash shtrënguese ku përfshihen: rritje e tatimit mbi vlerën e shtuar, rritja e moshës së daljes në pension, mbetet i pandryshuar buxheti i pagave në sektorin publik, masa shtrënguese në luftën kundër evazionit fiskal, taksë e re në sektorin energjetik.
Më pas Berluksoni do të jetë në Kuirinale për të mbajtur një fjalim të fundit dhe më pas do t’i dorëzojë dorëheqjen Presidentit Xhorxho Napolitano. Në mediat italiane ka filluar të qarkullojë lista e ministrave të qeverisë së Mario Monti, ish komisioner i BE, që pritet të jetë kryemisnitri i ri Italian. Sipas kësaj liste: Sekretari i Presidencës është Enzo Moavero, ekonomia do të jetë e Guido Tabelinit, ministër i Zhvilimit Ekonomik Karlo Seki, ministër i Infrastructurës, Lanfranko Sen, i Drejtësisë, Çezare Mirabeli dhe minister i Jashtëm Xhuliano Amato.