Xhamia e re e Namazgjase nje qender kulturore islamike ne Tirane

Mijëra besimtare myslymanë të kryeqytetit nuk do të falen më në bulevardin kryesor në raste festash të mëdha të këtij komuniteti.
Projektit të ndërtimit të Xhamisë së Madhe tashme i është hapur rruga pas një kalvari zvarritjesh dhe burokracish prej dy dekadash.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të TIranës u miratua edhe ngritja e komisionit për ndërtimin e Xhamisë së Madhe, një premtim që kryebashkiaku Basha i bëri besimtareve të kryeqytetit gjatë fushatës elektorale.
Xhamia e re parashikohet të ndërtohet në hapësirën e njohur si Namazgjaja, që ndodhet pranë Kuvendit të Shqipërisë. Kjo xhami nuk do të jetë thjesht një objekt kulti, por një kompleks multifunksional. ku do të përfshijë krahas xhamisë një Qendër Kultutore, bibliotekë, salla konferencash.
Nevojën për një xhami të re në mes të Tiranës, Aga e argumenton me faktin se “brenda qytetit funksionojnë shtatë xhami të vogla, të cilat nuk përmbushin mjaftueshëm nevojat e besimtarëve.
Projekti i ndërtimit të kësaj xhamie daton në vitin 1993. Truallit të Namazgjasë i është marrë një sipërfaqe e konsiderueshme nga zgjerimi i rrugëve të Unazës dhe asaj “George Bush”, e cila mbeti pa u kompensuar nga Bashkia e Tiranës. Në kompensim të kësaj sipërfaqeje, Këshilli i Ministrave vendosi në 6 prill 2011 që t'i japë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë një sipërfaqe prej 2570.5 metrash katrorë, duke e çuar sipërfaqen e përgjithshme në rreth 5.300 metra katrorë.
Me këtë sipërfaqje më të madhe pritet të zhvillohet një konkurs për realizimin e projektit më të mirë për ndërtimin e xhamisë së shumëpritur prej kohësh.