E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmet ne Boston i akuzuari Dzhokar Tsarnaev deklarohet i pafajshem

I dyshuari për shpërthimet në Maratonën e Bostonit Dzhokar Tsarnaev ka deklaruar pafajësinë ndaj të gjitha akuzave në lidhje me shpërthimet vdekjeprurëse ne 15 prill.

Tsarnaev deklaroi pafajësinë në një gjykatë federale në Boston, duke u përgjigjur “i pafajshëm” tridhjetë herë me radhë në përgjigje të 30 akuzave.

Nëse shpallet fajtor, 19-vjeçari Tsarnaev rrezikon dënimin me vdekje ose burgim të përjetshëm.

Tre vetë u vranë dhe mbi 260 të tjerë u plagosën nga shpërthimet. Tsarnaev akuzohet gjithashtu për vrasjen e një polici pak ditë pas sulmeve terroriste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›