E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA arme Egjiptit nder to dhe kater avione F-16

Pavaresisht trazirave ne vend Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te dergojne ne Egjipt një ngarkesë armësh, ku përfshihen edhe katër avionë luftarakë F-16. zyrtare te larte te Ëashingtonit kane bere me dije lajmin ndërsa ende nuk ka një qëndrim të caktuar në lidhje me rrëzimin nga pushteti, të presidentit Muhamet Mursi, javën e kaluar.

Por, ndihma masive ushtarake e amerikanëve ndaj Kajros, thonë analistët, do të ishte pezulluar nga ligji, në rast se rrëzimi i liderit islamik të Egjiptit do të përcaktohej nga Uashingtoni si grusht shteti.

Të hënën, më shumë se 50 besnikë të Vëllazërisë u vranë gjatë përleshjeve me Ushtrinë. Duket se interesat amerikane në Egjipt, sipas Shtëpisë së Bardhë nuk janë ato të ndryshimit të menjëhershëm të programeve ushtarake.
Sipas zëdhënësit Karnej, administrata do të marrë kohën e nevojshme për të konsideruar pasojat e rrëzimit të Mursit nga pushteti. Ndërsa avionët luftarakë janë pjesë e një ngarkese më të madhe prej 20 të tillësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›