E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmet në Gaza, Ban Ki-Moon bën thirrje për armëpushim (FOTO)

Gaza- Sekretari i Përgjitshëm i OKB-së ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm teksa kriza mes Izraelit dhe Gazës ka hyrë në ditën e gjashtë.

Ban Ki-moon tha se ai ishte duke shkuar në Kajro për t’u bashkuar me bisedimet në lidhje me një armpësuhim të mundshëm.

BBC-ja raporton se e diela ishte një ditë e përgjakshme teksa Izraeli goditi Gazën nga deti dhe ajri. Tetëdhjetë e gjashtë palestinezë dhe tre izraelitë kanë vdekur në gjashtë ditë.

Ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër rreth 80 vende gjatë natës, duke përfshirë edhe pronat e militantëve, armët, vendet e magazinimit dhe stacionet e policisë, duke e çuar totalin e atyre në 1.35, që nga e mërkura. Burime palestineze thanë se 18 njerëz ishin vrarë në sulmet.

Pasojat e sulmeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se ishte i gatshëm të zgjerojë operacionin, pasi Izraeli ka autorizuar mobilizimin e deri në 75.000 rezervistë të ushtrisë. Presidenti egjiptian Mohamed Mursi ka thënë se një pushtim izraelit në terren do të ketë “pasoja serioze”, duke thënë se Egjipti nuk do ta pranojnë atë “dhe as bota e lirë”.

Raketat shkatërrojnë banesat

Lidhja Arabe, e cili u takua në seancën urgjente në Kajro të dielën, do të dërgojë një delegacion të ministrave të Jashtëm në Gazë të martën. Bamirësia Save the Children ka thënë se familjeve në Gaza po u mbaron ushqimi dhe uji, me shumicën e bllokuar në shtëpitë e tyre, duke duruar ndërprerje të energjisë elektrike deri në 18 orë në ditë.

Hamasi mori kontrollin e Gazës në vitin 2007, një vit pas fitores vendimtare në zgjedhjet e përgjithshme. Izraeli u tërhoq nga vendi në vitin 2005, por mban një bllokadë rreth tij. Izraeli, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, e konsideron Hamasin si një organizatë terroriste.

Dorina Bilbili/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›