Ambasada dhe klubi i biznesmeneve franceze prezantojne veren e re
Që francezët dinë të bëjnë verë, ky është fakt i padiskutueshëm, por ata gjithashtu dinë të bëjnë biznes të mire me verën. Ndaj prezantimi i sotëm i beaujolais së re, u përcoll me bisedë mes miqsh dhe trokitje gotash.
Ambasada franceze dhe klubi i biznesmenëve francezë në Shqipëri, bën një prezantim të shkurter të këtij produkti francez, origjinën, sikundër emrin, i ka prej rajonit të Beaujolais në Francë.
E në këtë aktivitet të organizuar nga biznesmenë francezë në Shqipëri, nuk kishte si të mungonte Kryeministri Sali Berisha, mbështetes i investitorëve të huaj, dhe një njohës shumë i mirë verërash.
Ishte ky prezantimi i parë i kësaj vere për njohësit e verës në kryeqytet, por nga sa duket, një prezantim me shijë të mirë.