E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmet ne Gaza, Izraeli: Nuk ndalemi

Qeveria izraelite nuk do te terhiqet nga sulmet ne Rripin e Gazes edhe pse zyrtarisht pranon se i ka shkaktuar nje dem te madh organizates Hamas.

Kryeministri izraelit Ehud Olmert ka hedhur poshte cdo kerkese per ndalimin e zjarrit pa nje siguri te plote per ndaljen e sulmeve palestineze ne Izrael.

Ne takimin qe ka patur me presidentin francez Nikolas Sarkozy, Olmert eshte shprehur se operacionet ushtarake do te vijojne deri ne shkaterrimin e Hamasit.

“Jo vetem Hamasi duhet te ndaloje leshimin e raketave, por nuk duhet te jete me ne gjendje te sulmoje”, tha Olmert.

Nderkohe presidenti francez denoi operacionet izraelite mbi Gaza, ku deri tani jane shenuar mbi 500 viktima.

Ai eshte shprehur edhe kunder ofensives se Hamasit te cilen e konsideroi si “te papergjegjshme dhe te pafalshme”.

“Ne evropianet duam sa me shpejt ndaljen e dhunes”, tha ai ne Ramallah gjate takimit me Mahmoud Abass.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›