E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmet në Norvegji, sot një minutë heshtje për viktimat

Norvegjia dhe Suedia do të mbajë një minutë heshtje në nderim të 93 viktimave të dy atentateve të Oslos dhe të ishullit Utoja.
“Qeveria ka vendosur që të mbajë 1 minutë heshtje në nderim të viktimave në mesditë në orën 12:00”, është shprehur Trud Maseide, një zëdhënës i qeverisë i kryeministrit Norvegjez Jens Stoltenberg.
Edhe Suedia do të nderojë viktimat e masakrës në shenjë solidariteti të vendit të saj fqinj.
Flamujt e vendeve të dy shteteve do të ulen në gjysmë shtizë gjatë gjithë ditës së sotme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›