Pacolli: Deklarimet e Hysenit të gabuara

Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj akuzave të ish ministrit të Jashtëm kosovar, Skënder Hysenit. Ai thotë se ish ministri nuk e di sesi bëhet diplomacia në Afrikë. Pacolli i drejton një pyetje Hysenit në lidhje me premtimin për 50 njohje pas vendimit të GJND-së.
“Unë duhet t`i them z.Hyseni që është i gabuar në deklarimin e tij, sepse ka kaluar koha e ndikimit me forcë te këto shtete. Edhe vet ato shtete, që kanë qenë kolonizatorë të atyre shteteve, e kanë kuptuar se shtetndërtimi e ka sensin kur ai kryhet prej njerëzve të shtetit që i përkasin. Dhe jam i bindur se z.Hyseni, sa e di unë nuk ka vizituar asnjë vend afrikan gjatë mandatit të tij dhe më duket se i mungon kjo njohuri e mbarëvajtjes të punëve diplomatike të shteteve afrikane”,ka thënë Pacolli për një të përditshme kosovare.