Kreu i PS-së, nis takimin me këshilltarët socialistë

Para konstituimit të Këshillit Bashkiak, kreu socialist Edi Rama ka mbledhur në një takim 27 këshilltarët e majtë. Takimi mes kreut socialistë dhe këshilltarëve të rinj është zhvilluar në selinë rozë, pak çaste par a nisjes së ceremonisë së betimit të kreut të ri bashkiak Lulzim Bashës. Në këtë takim pritet të merret një vendim për atë ç`ka këshilltarët do të bëjnë pas momentit të kostituimit të Këshillit Bashkiak, nëse do qëndrojnë ende në mbledhjen e këshillit.